×
  • Sport
  • Sport

    “Kam thënë moti që Muriqi do jetë sulmuesi më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave”

    Reporteri
    07 Dhjetor 2019 | 10:16

    Albert Bunjaki e vlerëson lartë Vedat Muriqin dhe beson se ai shumë shpejt do të jetë në top 10-shen e sulmuesve më të mirë në botë


    Vedat Muriqi po e dominon futbollin turk ku po shkëlqen me Fenerbahcen, raporton Reporteri.net

    Sulmuesi 25 vjeçar mbrëmë shënoi dy gola në fitoren e 5-2 të Fenerit ndaj Genclerbirligi.

    Ish-selektori i Kosovës, Albert Bunjaki në një prononcim për Reporterin ka thënë se Muriqi shumë shpejt do të jetë njëri nga sulmuesit më të mirë në botë.

    “Po, unë kam thënë moti që Muriqi do të jetë sulmuesi më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave,” ka deklaruar Bunjaki.

    “E sot them që shumë shpejt do të jetë në top 10-shen e sulmuesve më të mirë në botë,”.

    Ndryshe, Muriqi është golashënuesi më i mirë në Turqi me 9 gola. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!