×
  • Sport
  • Sport

    Kampioni britanik kërcënon Joshuan, Wilderin e Furyn: Po vij për t’i marrë titujt botërorë

    Reporteri
    16 Shtator 2019 | 14:24

    Daniel Dubois është padyshim boksieri me potencialin më të madh në peshat e rënda.


    Dubois garon në peshat e rënda dhe është vetëm 22 vjeçar, por meçet e tij kanë tërhequr vëmendje të madhe nga audienca e boksit.

    Në vitin 2019, boksieri ka arritur që të shpallet kampioni britanik për peshat e rënda, por synimet e tij nuk ndalen këtu.

    Në një intervistë të tijën, ndër të tjerash, boksieri ka komentuar edhe Anthony Joshuan, si dhe ka shpalosur synimet e tij për të ardhmen, duke dërguar mesazh të qartë për emra si Tyson Fury, Deontay Wilder e AJ.

    “Mendoj se Joshua duhet t’i rikthej titujt, mendoj se do ta mposht Ruizin” ka thënë Dubois duke parashikuar fituesin e Joshua – Ruiz II.

    “Dua të përmbush potencialin tim dhe të bëhem kampion bote për peshat e rënda. Nuk ndalem me më pak se kaq dhe punoj vazhdimisht për këtë arsye” ka thënë tutje britaniku i ri.

    Dubois ka një rekord prej 12 ndeshjeve, 12 fitoreve (11 me nokaut) në karrierën e tij profesioniste.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!