Kampioni i botës me Francën përjashtohet nga ekipi, mungoi në stërvitje për t’u paraqitur në një show televiziv

Kampioni i botës me skuadrën e Francës, Adil Rami iu është ndërprerë kontrata nga klubi francez Marseille.


Arsyeja bizarre për këtë ndërprerje të kontratës thuhet të jetë mungesa e tij në stërvitjet me klubin, shkruan Reporteri.net

Ai ka injoruar stërvitjet e klubit për t’u paraqitur në një reality shoë në Francë i quajtur Fort Boyard, shkruan L’Equipe.

Shou televiziv kishte të bënte me një zhytje në lloq.

Ndryshe Rami njihet si personazh shumë i njohur për gazetat evropiane, pasi së fundmi ka qenë edhe temë e mediave roze.

Ish-gruaja e tij, Pamela Anderson e kishte akuzuar atë se kishte ushtruar dhunë fizike në të dhe nuk kishte qenë kurrë një burrë i vërtetë.

Kujtojmë që Rami është kampion i botës me Francës, pasi fituan trofeun në vitin 2018 në Rusi./Reporteri.net/