×
  • Sport
  • Sport

    Kampioni mposhtet nga Napoli, Chelsea koritet në shtëpi e Barça fiton një pikë falë portierit

    Reporteri
    17 Shtator 2019 | 23:07

    Anglezët e kanë nisur në mënyrën më të keqe të mundshme garën më të fortë për klube, Ligën e Kampionëve.


    Kampionët aktual, Liverpooli, e nisi me një humbje në Itali, atje ku u mposht nga skuadra e Carlo Ancelottit, Napoli me rezultat 2-0, shkruan Reporteri.net

    Dy ekipet tjera në këtë grup, Salzburgu dhe Genku dhuruan festival golash, pasi ndeshja përfundoi 6-2 në të mirë të austriakëve.

    Hiç më mirë nuk kaloi as Chelsea, e cila u turpërua nga ekipi totalisht jashtë forme i Valencias, që arriti t’i mposhtë ata me rezultat minimal 0-1 me golin e vetëm të Rodrygos. Ndryshe Barkley humbi një penallti për londinezët.

    E Ajaxi e shfrytëzoi për mrekulli këtë lëshim të Chelseat pasi mposhti me rezultat të pastër 3-0 Lillen e Francës.

    Në anën tjetër, Barcelona luajti pa gola me Borussian e Dortmundit, atje ku edhe Marco Reus humbi një penallti. Më herët Interi kishte luajtur 1-1 me Slavia Praguen në Milano.

    Në ndeshjet tjera, Lyoni barazoi me Zenitin 1-1, ndërsa Benfica u mposht nga Leipzigu 1-2./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!