×
  • Sport
  • Sport

    Kane pas humbjes së penalltisë: Do të më dhemb për një kohë të gjatë

    Reporteri
    11 Dhjetor 2022 | 8:39

    Harry Kane ka marrë përgjegjësinë për eliminimin e Anglisë nga Franca, në çerekfinalen e Kupës së Botës.

    Kane tha se kjo humbje e penalltisë do t’i shkaktojë dhimbje për një kohë të gjatë, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “Sigurisht që dhemb tani, dhe do të dhemb për një kohë të gjatë, por kjo është pjesë e të qenit kapiten dhe lider në ekip”, tha Kane, transmeton Sky News.

    Kane humbi këtë mundësi të artë kur kishin mbetur vetëm edhe shtatë minuta kohë deri në përfundim të kohës së rregullt, duke përfunduar në një humbje agonike 2-1 për “Tre Luanët”.

     

    “Është një natë vërtet e vështirë për ta përballuar,” tha Kane pas humbjes.

    “Unë jam i mërzitur, skuadra është e zhgënjyer. Ne kishim besim të plotë se mund të arrinim diçka të veçantë në këtë Kupë të Botës, por gjithçka u përcaktua nga detaje të vogla.”

    Pavarësisht zemërthyerjes, Anglia ka marrë përkrahje të madhe nga fansat. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!