×
  • Sport
  • Sport

    Kapiteni i Alcoyanos: Unë doja fanellën e një tjetër futbollisti, por djali më tha që t’ia marr Modricit

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 11:12

    Kapiteni i Alcoyanos, Jonathan Niguez Esclapez ka treguar se djali i tij ka kërkuar nga ai që t’ia merrte fanellën Luka Modricit pas ndeshjes kundër Real Madridit


    Alcoyano mbrëmë shkaktoi befasinë e dorës së parë duke eliminuar Realin nga Kupa e Mbretit pas fitores 2-1, shkruan Reporteri.net

    Pas ndeshjes futbollistët e Alcoyanos morën edhe fanella të lojtarëve të Real Madridit, por sipas rregullave kundër Koronavirusit atyre u dhanë të reja dhe jo ato që u përdorën në lojë.

    Kapiteni i Alcoyanos, Jony ka zbuluar se djali i tij kishte kërkuar fanellën e Modricit, të cilët më pas edhe e mori, pavarësisht se ai në fillim mendonte për atë të Kroosit.

    “Për ne kjo do të thotë gjithçka, sepse këtu tani jemi në një situatë shumë të komplikuar për shkak të koronavirusit dhe për disa orë njerëzit e Alcoy, falë Zotit, kanë qenë në gjendje të harrojnë problemet”, tha ai.

    “Madridi na kontaktoi për të zgjedhur fanellat dhe javën e kaluar drejtori ynë sportiv doli me një listë dhe na tha të shprehim kërkesat tona. I kërkova Kroos, por djali im tha ‘Kroos? Jo, Modric. Dhe unë duhej të ndryshoja “, përfundoi ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!