×
  • Sport
  • Sport

    Karabinierët i sekuestrojnë shtëpinë e yllit të Romës

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 23:37

    “Hapeni derën, karabinierët”! Ky ishte zgjimi i mbrojtësit të Romës Bruno Perez në orën 4 të mëngjesit.


    Policia erdhi për të sekuestruar pronën ku po qëndronte futbollisti.

    Sekuestrimi i banesës ishte në kuadër të një operacioni që çoi në arrestimin e 28 personave, pjesë e një organizate kriminale. Bruno Perez nuk kishte lidhje me këtë ngjarje, por ai e kishte marrë me qera banesën ku po qëndronte.

    Karabinierët i kanë vënë kryqin banesës dhe tashmë futbollisti i Romës duhet të gjejë një strehë tjetër. Mbrojtësi në fillim nuk e ka besuar se ishin me të vërtet karabinierët dhe ka lajmëruar policinë në telefon.

    Pasi u sigurua që ishin karabinierët i lejoi të futeshin brenda. Në pronën e sekuestruar ka qëndruar më parë edhe Manolas kur ka luajtur për Romën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!