×
  • Sport
  • Sport

    Katër duele interesante sot në Botëror, në mbrëmje luan Messi

    Reporteri
    26 Nëntor 2022 | 8:34

    Kampionati Botëror i Katarit do të vazhdojë sot me katër duele tjera mjaft interesante.

    Duke u nisur nga ora 11:00, Tunisia që e mori një pikë të madhe ndaj Danimarkës xhiron e kaluar, do të përballet me Australinë, e cila u mposht nga Franca.

    Tri orë më vonë, nga 14:00, Arabia Saudite që befasoi të gjithë duke fituar ndaj Argjentinës do të përballet me Poloninë, që barazoi ndaj Meksikës.

    Nga ora 17:00, lideri i grupit D, Franca do të takohet me favoritin tjetër për ta kaluar grupin, Danimarkën, e cila barazoi 1:1 me Tunisinë.
    E krejt në mbrëmje, nga ora 20:00, Argjentina do ta kërkojë këndelljen dhe do ta ketë rastin e fundit për të kaluar tutje, kur përballet me Meksikën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!