×
  • Sport
  • Sport

    Kërcënohet me jetë vajza e trajnerit të njohur

    Reporteri
    21 Nëntor 2019 | 14:56

    Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka marrë një letër kërcënuese ndaj vajzës së vet, si dhe ndaj anëtarit të stafit dhe ish-trajnerit fizik të Juventusit dhe Real Madridit, Antonio Pintus.


    Letra, e cila thuhet të jetë dërguar nga Florence, përmbante një gëzhojë pushke dhe mesazh kërcënues drejtuar Contes: “Ne e dimë se ku jeton ti dhe kush është vajza juaj”.

    Gazeta italiane La Stampa raporton se policia lokale në Milano e ka kontaktuar Conten, i cili thotë se nuk e njeh shkrimin në letër dhe se përmbajtja e saj nuk ia kujton ndonjëri.

    Image result for conte daughterSipas mediave italiane, ka mundësi që letra të jetë dërguar nga ndonjë përkrahës i ndonjë ekipi kundërshtar, i cili është i zemëruar me Interin dhe formën e tij të mirë këtë sezon, por edhe nga ndonjë tifoz i zikaltërve që nuk e pranon të kaluarën e Contes në Torino.

    Policia është duke e hetuar rastin dhe do ta analizojë letrën për shenja të gishtërinjve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!