×
  • Sport
  • Sport

    Këta janë trajnerët që ka kontaktuar Feronikeli pas largimit të Agim Sopit

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 11:55

    KF Feronikeli ka caktuar Malsor Gjonbalajn në krye të shtabit teknik deri në përfundimin e këtij edicioni.


    Gjonbalaj i cili po e ushtronte detyrën e drejtorit sportiv, tashmë ka marrë frenat e skuadrës.

    Por, cilët trajnerë ishin në listën e dëshirave të bordit drejtues të “Niklit”.

    Gazeta “Sheshi” merr vesh që drejtuesit e klubit kanë kontaktuar me disa trajnerë.

    Bledi Shkëmbi

    Image result for bledi shkembiPasi u largua nga Teuta e Durrësit, 40 vjeçari u bë cak i disa klubeve në Shqipëri dhe Kosovë.

    Njëra ndër klubet që kontaktoi teknikun korçar ishte edhe ai i Feronikelit.

    Gugash Magani

    Ish-trajneri i Trepçës ‘89, i cili u largua ditë më parë nga Besa e Kavajës u kontaktua gjithashtu nga drejtuesit e klubit nga Drenasi.

    Gazeta “Sheshi” merr vesh që bisedimet kanë qenë të shkurtëra dhe se kanë përfunduar pa epilog final.

    Ai kishte biseduar me “Niklin” gjatë ditës së mërkurë (26 shkurt).

    Bylbyl Sokoli

    Bylbyl Sokoli gjithashtu është kontaktuar nga drejtuesit e Feronikelit.

    ”Profa” ka qenë në bisedime me tre herë kampionët e vendit gjatë kësaj jave, saktësisht të enjten (27 shkurt) ai është takuar me drejtuesit e klubit.

    Mbetet për tu parë nëse janë dakorduar me njërin nga këta trajnerë për edicionin vijues, pasi që për këtë edicion Gjonbalaj do të jetë në krye të stolit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!