×
  • Sport
  • Sport

    Këto janë dy super ndeshjet në Euro 2020 që luhen sot

    Reporteri
    20 Qershor 2021 | 8:45

    Kampionati Evropian sot do të vazhdojë me dy ndeshje interesante. Grupi A i Euro 2020 sot do ta ketë xhiron finale, ku do të përcaktohet gjithçka.


    E vetmja gjë që dihet deri më tani në këtë grup është se Italia e ka siguruar kualifikimin tutje, pasi ka gjashtë pikë të grumbulluara pas dy xhirove të para.

    Italisë i nevojitet vetëm një barazim për ta përmbyllur fazën e grupeve në vendin e parë. Por, përballë vetes do ta ketë ekipin e dytë, Uellsin.

    Uellsianët kanë katër pikë nga dy xhirot e para dhe do të kërkojnë të paktën barazimin për ta siguruar 100% kualifikimin tutje.

    Ndeshja tjetër që luhet sot është ajo mes Zvicrës dhe Turqisë.

    Të dyja kombëtaret kanë zhgënjyer me paraqitjet e tyre dhe do të kërkojnë një fitore për të shpresuar kualifikimin tutje nga vendi i tretë.

    Zvicra ka një pikë, në barazimin 1:1 me Uellsin, kurse Turqia ka regjistruar dy humbje dhe është ende pa pikë dhe pa gol në këtë Evropian.

    Kujtojmë se të dyja këto ndeshje nisin nga ora 18:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!