×
  • Sport
  • Sport

    Këto janë katër ndeshjet e rëndësishme që do t’i humbasë Ibrahimovic

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 8:14

    Sulmuesi i AC Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka pësuar lëndim muskulor në këmbën e majtë dhe do mungojë për 10 ditë, duke humbur katër sfida të rëndësishme.


    “Rossonerët” u zëvendësua në humbjen 2 – 1 ndaj Romës dhe sipas lëndimit ka probleme në këmbën e majtë, transmeton lajmi.net.

    Situata e suedezit do shihet pas 10 ditëve, andaj do detyrohet të humb disa ndeshje të rëndësishme duke përfshirë Udinese, Hellas Verona dhe Napoli, derisa edhe Manchester Unitedin në Ligën e Evropës.

    Nga ana tjetër, edhe mesfushori Hakan Çalhangolu do mungojë ndaj Udinese, por ndoshta do rikthehet ndaj Veronas.

    Ndeshjet që Zlatan do t’i humbasë:

    3 mars – Milan kundër Udinese

    7 mars – Hellas Verona kundër Milan

    11 mars – Manchester United kundër Milan

    14 mars – Milan kundër Napoli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!