×
  • Sport
  • Sport

    Këto janë rregullat e reja në lojën e futbollit sa i përket penaltive, prekjes me dorë si dhe kartonëve

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 13:53

    Në muajin shkurt, Bordi i Shoqatës Internacionale të Futbollit (IFAB) dhe organi qeverisës i FIFA-së, miratuan rregulloret e reja që do të aplikohen nga 1 korriku, por sigurisht që është në pritje për ecurinë e ngjarjeve apo fillimin e sezonit të ri.


    Këto rregulla kanë qenë zyrtare që nga e mërkura, por ajo që bie në sy është ajo që është në rrugë të mbarë, e cila nuk është gjë tjetër veçse dëshira për të modifikuar rregullin e pozitës jashtë loje, në një ‘dëshirë për të inkurajuar shënimin e golave​​’.

    Për më tepër, IFAB po përpiqet të gjejë një formulë për t’i dhënë fund grumbujve në masë rreth gjyqtarit.

    Debati në asamblenë e 134-të në Belfast u zhvillua edhe rreth prekjes së topit me dorë.

    IFAB dëshiron të bëjë të qartë se prekje e topit me dorë konsiderohet çdo top që prek nën sqetull.

    “Nëse një lojtar prek topin me dorën e tij rastësisht, ai do ndalet vetëm nëse topi shkonte në gol ose ishte një mundësi e dukshme e shënimit të golit”, thuhet në njoftim.

    Monitori i VAR-it të shikohet më shpesh

    Rregullat në lidhje me VAR-in gjithashtu do të marrin një kthesë dhe gjyqtarët do të nxiten të shkojnë më shumë për të shqyrtuar lojën në monitor.

    Gjyqtari i VAR-it lejohet të këshillojë gjyqtarin kryesor për këtë, duke përshkruar atë që ai sheh, por gjithmonë është gjyqtari kryesor që merr vendimin përfundimtar, megjithëse ai mund të japë versionin e tij. Sa i përket gabimeve të dukshme, asgjë nuk ndryshon.

    Nëse loja nuk është e ndalur, gjyqtari pushon së luajturi kur topi të jetë në një zonë neutrale ose situatë (normalisht kur asnjëra skuadër nuk sulmon) dhe më pas bën shenj që do ta shikoj VAR-in. Insistohet që dialogët në dhomën e VAR-it të mos bëhen publike.

    Penaltitë dhe gjuajtjet e penaltive

    Nëse portieri shkel rregullat kur goditet penalltia dhe topi nuk futet brenda ose nuk godet shtyllën apo traversën, portieri nuk ndëshkohet nëse veprimi i tij nuk ndikon qartë lojtarin që godet penalltinë.

    Shumica e rasteve kur portieri del nga porta janë rezultat i dështimit për të parashikuar kur topi do të goditet.

    Nëse si portieri, ashtu edhe goditësi i penalltisë kryejnë një vepër në të njëjtën kohë (një rrethanë jashtëzakonisht e pamundur) atëherë goditësi do të ndëshkohet.

    Paralajmërimet e marra gjatë ndeshjes nuk do të merren parasysh në gjuajtjet e penalltive.

    Kartonët

    Nëse gjyqtari jep një avantazh kur është kryer një shkelje që ka për qëllim të parandalojë një mundësi të dukshme të shënimit të golit, kartoni i kuq bëhet karton i verdhë; në mënyrë të ngjashme, nëse gjyqtari jep avantazh pas një shkelje që ndërhyn ose përfundon duke ndërhyrë në një lojë të qartë sulmuese, kartoni i verdhë nuk tregohet.

    Çdo lojë premtuese që ndërpritet në një mënyrë anti-rregullatore gjithashtu duhet të sanksionohet me kujdes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!