×
  • Sport
  • Sport

    KF Besa konfirmon krizën e madhe, thotë se s’do të shuhet

    Reporteri
    17 Gusht 2022 | 16:12

    Klubi i dytë më i trofeshëm në futbollin kosovar, Besa nga Peja, nuk do të shuhet.

    Është vet klubi pejan, i cili përmes një deklarate, ka njoftuar se Besa nuk do të shuhet dhe se do t’i nis garat e këtij stinori në kategorinë e tretë të futbollit ku ka rënë nga kategoria e dytë.

    Klubi nga Peja konfirmon krizën e madhe financiare, por megjithëkëtë thotë se nuk do të shuhet dhe kërkon ndihmë nga donatorët e mundshëm.

    Deklarata e Besës vjen një ditë pas paralajmërimeve për shuarjen e këtij klubi me nam. /Express

    Mungesa e parave e ndalon klubin kosovar Besa të garojë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!