×
  • Sport
  • Sport

    Khabib se ka në plan rikthimin në UFC: Gati për ta provuar veten në sportin më të popullarizuar në botë

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 22:04

    Pas fitores ndaj Justin Gaethje, Khabib Nurmagomedov kishte njoftuar për pensionimin e tij nga UFC.


    Deri te pensionimi i tij Khabib ka fituar 29 meçe, duke mos u mposhtur emrat më të mëdhenj në UFC, si Conor McGregor e Dustin Poirier dhe në fund Justin Gaethje.

    Para pak çastesh, Khabib ka habitur me postimin e tij në rrjetin social, Instagram.

    Ai ka njoftuar se është gati të debutojë në sportin e futbollit dhe thotë se është agjent i lirë e pret oferta.

    “Po përgatitem për debutimin tim në futboll. Unë jam agjent i lirë, dhe i gatshëm të pranoj oferta”, shkroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!