×
  • Sport
  • Sport

    Khabib tregon se kush do të fitonte një duel të mundshëm mes Ibrahimovic dhe Lukakut

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 19:53

    Mbrëmë është zhvilluar derbi ‘Della Madonnina’ në kuadër të Kupës së Italisë, ku skuadra e Interit doli fituese me rezultat të ngushtë.


    Interi ishte skuadra që iu gëzua triumfit, edhe atë falë një super goli të Eriksen në minutën e 97-të, por megjithatë vëmendjen më të madhe në këtë ndeshje e mori sherri në mes Ibrahimoviç dhe Lukakut.

    Të dy shkëmbyen ofendime ndaj njëri-tjetrit dhe u përplasën edhe fizikisht, teksa u desh ndërhyrja e stafeve për të shmangur degradimin e situatës.

    Faqja e njohur e futbollit “433” bën pyetjen: “Kush do e fitonte këtë ndeshje”, duke iu referuar Lukakut dhe Ibrahimoviçit.

    Pasuan shumë përgjigje, por vëmendjen absolute e kishte marrë komenti i një profesionisti të fushës së luftimeve, Khabib Nurmagomedov.

    Kampioni absolut i UFC257, kishte thënë se Ibra në fund do të dilte fitues, kjo edhe aftësive të suedezit në artet marciale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!