×
  • Sport
  • Sport

    Kickbokseri shqiptar nga Suhareka, nokautohet nga kundërshtari serb i Beogradit

    Reporteri
    09 Dhjetor 2019 | 19:41

    Kickbokseri shqiptar nga Suhareka, Asdren Gashi ka pësuar në duelin të cilin do të donte ta fitonte ndoshta edhe më shumë se sa të luftonte për kampion bote.


    Gashi, është mposhtur me nokaut nga kundërshatri serb nga Beogradi, Mihajlo Kecojevic.
    Edhe pse në meç po hynte me një këngë patriotike e me flamur shqiptar, Gashi nuk arriti që edhe fundin ta shëndërronte në festë.

    Ai që në raundin e parë mori një goditje të rëndë e cila e plandosi në dysheme, dhe nuk arriti që ngritet për ta vazhduar luftën.

    Edhe në fytyrën e tij shihej dëshprim i madh, jo vetëm për faktin se po humbiste një meç, por se këtë po ia shkaktonte një serb.

    Megjithatë, kjo luftë Gashit me gjasë do t’i jap motiv edhe më të madh për të stërvitur që ta arrijë formën, për një rimeç me Kecojevicin. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!