×
  • Sport
  • Sport

    Kjo është luhatja e skuadrave në tabelën e Superligës pas xhiros së 19’të

    Reporteri
    23 Shkurt 2020 | 15:17

    Par pak minutash kanë përfunduar tri takimet e parapara të zhvilloheshin sot në kuadër të xhiros së 19’të në Superligën e Kosovës në futboll.


    Moti ishte në favor të sportit sot, dhe skuadrat u mundua që ta japin më të mirën nga vetja, shkruan Reporteri.net.

    Ballkani shënoi fitore të thellë si vendas, ku mposhti Ferizajn me rezultatin përfundimtar në 3:0, ku tashmë suharekasit mbajnë vendin e parë në tabelën e Superligës me 40 pikë të grumbulluara.

    Kështu, edhe skuadra e Trepçës ’89 ka triumfuar ndaj Dukagjinit, ku rezultati përfundimtar u vendos në 2:1.

    Ndërkaq, Gjilani e treguan vetën në shtëpi, në mesin e shumë tifozëve të pranishëm në stadiumin e qytetit, “Skifterat” paketuan tre pikë të plota nga përballja me Flamurtarin që u mbyll në 2:0.

    Më poshtë mund t’i shikoni ndryshimet e skuadrave në tabelë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!