Kjo është renditja e grupit të Kosovës pas xhiros së parë

Kanë përfunduar të trija ndeshjet e grupit I të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2024.

Zvicra dhe Rumania kanë shënuar fitore dhe i prijnë grupit me nga tri pikë.

Me barazimin e tyre, Kosova dhe Izraeli renditen në pozitat tre, përkatësisht katër.

Andorra dhe Bjellorusia renditen në dy pozitat e fundit të grupit, pa pikë të grumbulluara.