×
  • Sport
  • Sport

    Kjo është renditja e skuadrave në tabelën e Superligës pas ndeshjeve të xhiros së 18’të

    Reporteri
    16 Shkurt 2020 | 15:47

    Tashmë kanë përfunduar tri takimet e parapara të zhvilloheshin sot në kuadër të xhiros së 18’të në Superligën e Kosovës në futboll.


    Ndeshja më e rëndësishme e kësaj dite ishte derbi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, që përfundoi me fitoren e “Intelektualeve” në 2:0, pas golave të shënuara nga Betim Haxhimusa, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkaq, takimi i dytë ishte ai ndërmjet Dukagjinit dhe Llapit që përfundoi me rezultat të barabart në 0:0.

    E takim i rëndësishëm u zhvillua edhe ndërmjet Flamurtarit e Trepçës ’89, ku u shënuan plotë 7 gola, ndeshje që e fitoi Flamurtari në minutat e fundi dhe vulosi takimin në 4:3.

    Kështu, skuadrat kanë pësuar ndryshime në renditjen e tyre tabelare, ku aktualisht Drita mbanë pozitën e dytë me 34 pikë të grumbulluar, pas një fitore të rëndësishme kundër Gjilanit sot, pra “intelektualët” kanë tre pikë më pak se Ballkani i Ismet Munishit që tashmë mbanë kreun me 37’pikë të paketuara.

    Më poshtë mund ta shikoni renditje e skuadrave në tabelë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!