×
  • Sport
  • Sport

    Kjo është shuma e parave që Ronaldinho pagoi për t’u liruar nga burgu

    Reporteri
    08 Prill 2020 | 8:19

    Ronaldinho dhe vëllai i tij, Roberto Assis janë liruar nga burgu në Paraguai dhe janë vendosur në arrest shtëpie.


    Pasi qëndroi për 32 ditë në qeli, gjyqtari Gustavo Amarilla ka vendosur që ylli brazilian dhe i vëllai mund të qëndrojnë në një hotel në Asuncion derisa ata presin gjyqin për akuzat e ngritura ndaj tyre.

    Ronaldinho ka dorëzuar 1.6 milionë dollarë si garanci për të vuajtur dënimin e tyre në shtëpi deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

    Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Milanit është kapur nga autoritetet e Paraguait pasi tentoi të futet në atë vend me dokumente të falsifikuara.

    Kujtojmë se atij i është konfiskuar pasaporta braziliane pasi që në vendlindjen e tij ka probleme me tatimet dhe pasurinë e pa deklaruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!