Klopp befason me fjalët për Shaqirin pasi ylli kosovar shënoi gol tejet të bukur nga gjuajtja e lirë

Xherdan Shaqiri mbrëmë luajti me fanellën e Liverpoolit pas një kohe të gjatë


Liverpooli e mposhti në udhëtim Lincoln me rezultat 7-2, në një ndeshje ku Shaqa shënoi një gol tejet të bukur nga gjuajtja e lirë, shkruan Reporteri.net

Ylli nga Zhegra ndeshjen e nisi duke luajtur në pozitën e tij natyrale, derisa në pjesën e dytë luajti në qendër të mesfushës, para se të largohej nga loja në minutën e 75-të.

Klopp pas ndeshjes e ka përgëzuar Shaqirin për ndeshjen e treguar dhe e ka pranuar se është faji i tij që ai u zëvendësua.

“Para se gjithash, ishte një super ndeshje, një super ndeshje nga Shaqiri. Ai luajti në një pozitë mjaft të panjohur – pak më e thellë në mesfushë . Ai bëri shumë mirë, shumë mirë. Ishte faji im pse ai u zëvendësua. Ai ishte gjithçka në rregull,” ka thënë Klopp.

“Shaqiri bëri paraqitje të mirë, veçanaraisht goditja e lirë që shënoi, çfarë goli ishte,”.

Ndryshe, kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e afatit kalimtar Shaqa mund të ndërrojë ambient pasi vështirë se do të ketë hapësira te Liverpooli pas ardhjeve të reja. /Reporteri.net/