×
  • Sport
  • Sport

    Klopp i shqetësuar me vendimin e UEFA-s për përjashtimin e Man City-t nga garat evropiane

    Reporteri
    16 Shkurt 2020 | 11:37

    Jurgen Klopp thotë se ndjehet keq për Pep Guardiolën dhe lojtarët e tij, pasi Manchester City u dënua nga UEFA për dy sezone mos-lojë.


    Kampionët e Premierligës u përjashtuan nga të gjitha garat e UEFA-s nga organi drejtues evropian i futbollit të premten për shkelje serioze të rregullave financiare, shkruan Reporteri.net.

    Duke folur pas fitores 1-0 të Liverpoolit në Norwich, Klopp u rezervua kur u pyet se si ndihet që Manchester City është përjashtuar nga UEFA.

    “Ishte shokuese kur e dëgjova”, tha Klopp në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

    “Nuk e kam idenë sesi funksionojnë apo ndodhin këto lloj gjërash, por ajo që mund të them si trajner i futbollit është që Manchester City nën Pep Guardiola po luajnë futboll të mirë.

    “Kështu është. Unë gjithmonë kam admiruar atë që bën”, vazhdoi ai.

    “Dikush mund të imagjinojë se është vërtet e vështirë për momentin për tifozët që e duan futbollin, por UEFA i sheh gjërat pak më ndryshe dhe tani ata duhet të merren me të”.

    “Për të qenë i sinqertë, unë ndjehem keq për Pepen dhe lojtarët, wow, sepse me siguri ata nuk bënë asgjë të keqe, ata thjesht luajtën futboll, dhe futboll të mirë madje”.

    “Por, përsëri, ne të gjithë duhet të respektojmë disa rregulla. Unë nuk kam ide nëse ata vepruan ashtu apo jo, por padyshim që UEFA e ka përcjellë atë situatë, dhe ne do të shohim se çfarë ndodh”, përfundoi Klopp./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!