×
  • Sport
  • Sport

    Klopp: Në asnjë mënyrë nuk është në rregull kjo që po ndodhë me Shaqirin

    Reporteri
    25 Janar 2020 | 9:01

    Xherdan Shaqiri po kalon sezonin më të vështirë në karrierë ku po përballet me lëndime të shpeshta, pavarësisht se ka një fizik të jashtëzakonshëm


    Jurgen Klopp e ka pranuar se nuk ka parë akoma ndonjë lojtar me muskuj si të Shaqirit dhe shpreson që shumë shpejt të zgjidhet problemi i lëndimeve të tij, shkruan Reporteri.net

    “Deri më tani, lëndimet s’kanë qenë të mëdha, por kanë qenë të mjaftueshme për ta lënë atë jashtë ndeshjeve. Unë mund ta imagjinoj që për të ka qenë shumë irrituese, por s’ka qenë mirë as për ne,” ka thënë Klopp.

    “Ne po punojmë në këtë gjë. Nuk duam ta sjellim një situatë ku këto gjëra ndodhin vazhdimisht, por deri më tani nuk e kemi gjetur 100 për qind zgjidhjen e duhur. Kështu që, duhet të presim për ta parë.

    Image result for xherdan shaqiri muscle“Nuk është në rregull, në asnjë mënyrë nuk është në rregull kjo gjë, por ndoshta ka arsye të ndryshme për lëndimet e tij.

    “Ai është një lojtar shumë i veçantë në disa aspekte të ndryshme. Trupi i tij është i ndryshëm nga kushdo tjetër që e kam parë, muskujt e tij janë të pabesueshëm.

    Related imageNdryshe, Shaqiri nuk është i gatshëm as për ndeshjen që Liverpooli do ta zhvillojë këtë të dielë kundër Shreësbury në kuadër të FA Cup shkaku i një lëndimi që ka pësuar para përballjes me Manchester United. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!