×
  • Sport
  • Sport

    Klopp: Nuk isha i dehur, Alissoni m’i vodhi të gjitha birrat

    Reporteri
    20 Korrik 2019 | 14:53

    Trajneri Jurgen Klopp është përgjigjur ndaj fjalëve se ai kishte qenë i dehur gjatë paradës së Liverpoolit për triumfin në Ligën e Kampionëve, duke insistuar se ai i kishte pirë vetëm dy shishe birra, pasi që portieri Alisson i kishte pirë të gjitha të tjerat.


    Liverpooli e mbylli sezonin 2018/19 duke u shpallur kampion i Evropës, një vit pasi e kishin përjetuar disfatën në finale të po të njëjtës garë, Ligës së Kampionëve, kundër Real Madridit, transmeton Gazeta Express.

    Pasi që ky sukses bëri që Liverpooli t’i japë fund një ecurie të gjatë pa trofe, shumë tifozë të klubit anglez s’kishin mundur të përmbaheshin duke festuar.

    Megjithatë, Kloppi insiston se ai e pati të pamundur t’i bashkohej festës së të dehurve, pasi që portieri Alisson i kishte pirë të gjitha birrat në dispozicion për skuadrën.

    “Meqë ra fjala, njerëzit mendonin se unë isha i dehur në autobus. Por, nuk isha. I kisha pirë vetëm dy birra. Unë vetëm dukesha i dehur – të gjitha birrat që unë duhej t’i kisha pirë, i piu Alissoni”, tha trajneri gjerman.

    Dhe, pasi që një vit më parë e kishte shijuar dhimbjen e disfatës në finale, triumfi i sezonit të kaluar kishte qenë edhe më i ëmbël për Kloppin.

    “Vitin e kaluar, kur më telefonoi menaxheri im dhe më pyeti se si jam, unë i thashë se isha mirë dhe se nuk do të ndihesha më mirë edhe nëse do ta kisha pasur kupën pranë vetë. Tani e di se ajo kishte qenë gënjeshtër. Është një dallim i madh kur trofeun e ke afër vetes”, shtoi Kloppi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!