×
  • Sport
  • Sport

    Klopp vjen edhe me një tjetër lajm të keq për Shaqirin

    Reporteri
    24 Janar 2020 | 14:46

    Xherdan Shaqiri nuk pritet të jetë i gatshëm as për ndeshjen e së dielës që Liverpooli do ta zhvillojë me Shrewsbury në kuadër të FA Cup


    Futbollisti me prejardhje nga Zhegra nuk është i gatshëm akoma për të luajtur shkaku i një lëndimi që e ka pësuar para ndeshjes me Man United, shkruan Reporteri.net

    Klopp në konferncën e mbajtur sot ka thënë se është shumë herët që Shaqiri të inkuadrohet në lojë, shkaku i lëndimit, ndërkaq Keita ndoshta do të jetë gati.

    “Për Shaqirin dhe Milnerin është shumë herët. Për Naby[Keita] do të shohim,” ka thënë Klopp.

    Ndryshe, së fundi për Shaqirin ka pasur interesim nga Roma, por Liverpooli është i interesuar që ta mbajë kosovarin të paktën deri në fund të këtij sezoni. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!