×
  • Sport
  • Sport

    ‘Kloppi kosovar’: Statistikat janë për Play-Station

    Reporteri
    08 Dhjetor 2019 | 21:53

    Trajneri i njohur i futbollit në Kosovës Ismet Munishi ka marrë duartrokitjet e shumë specialistëve dhe tifozëve për transformimin e ekipit të Ballkanit nga një ekip që luftonte sezonin e fundit për mbijetesë në pretendin kryesor për titullin kampion këtë edicion.


    Tekniku karizmatik e ka komentuar ecurinë mbresëlënëse të ekipit të tij me shprehjen e famshme të trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

    ‘’E mbaj mend një deklaratë të Jurgen Klopp, kur thotë se statistikat duhet lënë për Play-Station, pra nuk kanë rëndësi”, bën me dije Munishi në emisionin ‘’Arena Sportive’’.

    ‘’Xhebrailat’’ janë kthyer në surprizën e këtij sezoni në IPKO Superliga duke lënë pas ekipet e suksesshme të Prishtinës, Dritës, Gjilanit e Feronikelit.

    Ndryshe, Ismet Munishi në një rrëfim ekskluziv për Reporterin para disa jave ka thënë se skuadra e tij, Ballkani është magjia e futbollit kosovar dhe se luan ngjashëm si Liverpooli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!