×
  • Sport
  • Sport

    Klubi që ishte dy herë brenda tre viteve në finale të Ligës së Kampionëve, kërkon seriozisht shërbimet e Muriqit

    Reporteri
    23 Shtator 2019 | 10:54

    Vedat Muriqi është duke shkëlqyer në kampionatin turk me fanellën e Fenerbahces. Ylli kosovar ka shënuar tre gola në këtë fillim edicion me gjigantin turk, ndërsa ka pasur paraqitje të shkëlqyera edhe me Kosovën në ndeshjen e muajit shtator.


    Manchester United, Atletico Madrid, Tottenham Hotspur, Lazio, Napoli e Fiorentina janë vetëm disa nga skuadrat që kanë shprehur interesim për prizrenasin. Por së fundmi në garë është futur edhe gjiganti italian Juventus.

    Ka qenë e përditshmja turke Hurriyet që ka publikuar lajmin për interesimin e Juventusit. Kampioni italian pritet t’i dërgojë skautët e tyre në derbin e Stambollit mes Galatasarayt dhe Fenerbahces që do të zhvillohet këtë vikend.

    Skautët e gjigantit italian pritet ta vëzhgojnë gjatë gjithë ndeshjes yllin kosovar dhe të bëjnë një raport për teknikun Maurizio Sarri.

    Kujtojmë që këtë javë që kaloi, Muriqi ishte vendimtar në fitoren 2-1 të Fenerbahces ndaj Ankargucus, pasi shënoi dhe asistoi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!