×
  • Sport
  • Sport

    Koeman nuk e mbyll temën e largimit të Messit: Ju nuk mund ta dini se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 19:53

    Ronald Koeman në një konferencë për shtyp e cila mbahet gjithmonë një ditë përpara ndeshjes së klubit ka biseduar rreth skuadrës së tij.


    Lionel Messi verën e kaluar ka kërkuar të largohet nga klubi, mirëpo një gjë të tillë nuk e ka lejuar presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu.

    Pas humbjes ndaj Athletic Bilbao në Super Kupën e Spanjës, spekulimet për një largim të mundshëm të yllit argjentinas nga klubi, veçse janë shtuar, shkruan lajmi.net.

    Tani, trajneri holandez ka biseduar rreth kësaj çështje pasi u pyet nga një gazetar mbi situatën e Messi dhe interesimin e PSG ndaj tij.

    “Nëse më pyetni mua, unë jam i interesuar për Nemyar ose Mbappe, do të thosha po pa hezitim. Mirëpo, sa i përket Messit, ju nuk mund ta dini se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen “.”, tha ai.

    Duke mos mbyllur edhe një herë tjetër përfundimisht të ardhmen e Messit, mirëpo duke e lënë atë në pezull.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!