Vincent Kompany do të mbahet mend si një nga mbrojtësit më të mëdhenj të Premierligës, falë aftësive të tij të jashtëzakonshme si drejtues dhe kapiten i skuadrës.
Belgu u emërua kapiten i City-t në vitin 2011, pasi u bashkua me ‘citizen’, ai gjithmonë e drejtoi skuadrën me profesionalizmin më të lartë si brenda dhe jashtë fushës, shkruan Reporteri.net.
Tashmë, Kompany është pjesë e skuadrës së Anderlecht në Belgjikë, ku po jep maksimumin për klubin e tij të ri.
Skuadra e Anderlecht humbi ndeshjen ndaj Club Brugge me rezultatin finale në 1:2.
Por, diçka jo fortë e zakontë ndodhi në fushë gjatë kësaj ndeshje, tifozët e Anderlecht hodhën mjete shpërthyese në fushë, kundrejt futbollistëve të Club Brugge, por ajo se çfarë bëri Kompany ishte vërtetë për t’u lavdëruar.
Tifozët e Anderlecht hodhën një mjet shpërthyes në fushë, pranë vendit ku po qëndronte portieri i Club Brugge, Simon Mignolet.
Portieri u trondit nga shpërthimi, e Kompany i’u afrua tifozëve duke i thënë se në fushë jemi të gjithë njerëz dhe nuk duhet ta bëjmë këtë veprim./Reporteri.net/
Respect, @VincentKompany ✊ Depois de a claque do @rscanderlecht rebentar um petardo junto do guarda-redes adversário, o central belga foi imediatamente repreender os seus próprios adeptos. Um exemplo ❤️ #JupilerEleven #ForTheFans pic.twitter.com/FNmp7NuGVE
— Eleven Sports Portugal (@ElevenSports_PT) January 19, 2020