×
  • Sport
  • Sport

    Kompany tregon se kush është mbrojtësi më i mirë në histori të Premier Ligës

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 17:57

    Vincent Kompany e ka vlerësuar Virgil van Dijk si mbrojtësin më të mirë në histori të Premier Ligës


    Legjenda e Manchester Cityt beson se Virgil van Dijk është qendër-mbrojtësi më i mirë në histori të Premier Ligës, shkruan Reporteri.net

    Holandezi iu bashkua Liverpoolit në janarin e vitit 2018 dhe deri tani ka bërë 78 paraqitje me ‘Të Kuqtë’.

    Imazh i ngjashëm
    “Do të kthehesha te Virgil van Dijk. Ai nuk ka qenë në skenë për aq kohë sa Terry, Ferdinand të cilët kanë qenë për një kohë të gjatë, por shenjat që ai shfaq në vitet e fundit, tregojnë për një dominim të madh,” ka thënë Kompany.

    “Ai ka treguar se nëse do të luante për skuadra të mëdha, do të dominonte për një kohë të gjatë në Angli. Liverpooli para dhe pas Van Dijkut është një grup krejtësisht i ndryshëm,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!