Kylian Mbappe e ka përjetuar rëndë mosfitimin e Topit të Artë, por nuk ka lejuar që zhgënjimi të ndikojë në përkushtimin e tij profesional.

Këtë e ka zbuluar bashkëlojtari i tij te Real Madridi dhe Kombëtarja e Francës, Ibrahima Konaté.

“Është garues i lindur dhe sigurisht që është e vështirë të mos e fitosh Topin e Artë, kur e meriton plotësisht”, u shpreh Konaté, duke mbështetur sulmuesin francez, i cili përfundoi pas Harry Kane në votimin e këtij viti.

Reklamë

Sipas mbrojtësit, Mbappe u rikthye që të nesërmen në stërvitje me përkushtim të plotë.

Konaté shpreson që sulmuesi i Real Madridit ta fitojë çmimin në edicionin e ardhshëm.

Ai gjithashtu theksoi se Mbappe është shumë i rëndësishëm për Real Madridin, duke nënvizuar mentalitetin e tij dhe ndikimin vendimtar që ka pasur në ndeshjet e fundit.