×
  • Sport
  • Sport

    Koncentrohu Tahir: Para katër muajsh trajneri deklaroi se Nuza është referi më i mirë, ndërsa sot tha që është tendencioz

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 22:10

    Gjyqtari, Genc Nuza ka qenë emri më i përfolur në ditën e sotme në futbollin kosovar.


    Nuza, i cili është shpallur gjashtë herë gjyqtari më i mirë në Kosovë ishte i deleguar sot për ta gjykuar takimin e xhiros së nëntë të Superligës mes Feronikelit e Llapit, që u mbyll me fitoren e “Niklit” me rezultatin 1:0, shkruan GazetaBlic Sport.

    Megjithatë, Tahir Batatina e Llapi assesi nuk u pajtuan me këtë humbje dhe drejtuan fajin tek Nuza, duke aluduar se ai nuk referoi siç duhet, edhe pse në ndeshje nuk kishte ndonjë raste kontestues.

    Sot Batatina tha se Nuza është gjyqtar tendencioz, por çuditërisht nuk e ndante këtë mendim katër muaj më parë.

    Ai në edicionin e kaluar ishte ankuar tek FFK, sepse Nuza delegohej gjyqtar i katërt e jo kryesor! Në atë kohë, Batatina thoshte se Nuza është gjyqtari më i mirë në Kosovë.

    “Si mundet Genc Nuza të jetë refer i katërt, kur ai është gjyqtari më i mirë në Kosovë?”, u shpreh me habi trajneri i Llapit, Tahir Batatina para katër muajsh në KTV.

    Ndërsa sot, ai kishte komplet mendim tjetër – pasi dha mendim komplet ndryshe për gjyqtarin kosovar…

    “Genc Nuza ka ardhë me i zgjidh problemet e Feronikelit, Nuza u vërejt që nga minuta e parë për ta rregulluar këtë ndeshje. Nuza është refer tendecioz që shkon dhe i fiton ndeshjet skuadrave të caktuara”, ka deklaruar Batatina sot pas humbjes për Art Sport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!