×
  • Sport
  • Sport

    Konfirmohet lëndimi i Muriqit, kaq gjatë do t’i mungojë Lazios sulmuesi kosovar

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 12:19

    Vedat Muriqi do të jetë jashtë fushave të gjelbra për të paktën 2 javë


    Sulmuesi kosovar ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Zenitit dhe do të jetë jashtë tani për 2 javë, shkruan Reporteri.net

    Muriqi u inkuadra në lojë në minutën e 81-të në ndeshjen kundër Zenitit në vend të Ciro Immobiles dhe si duket ai ka pësuar një tërheqje muskulare.

    26 vjeçari tani do të mungojë në ndeshjet kundër Udineses dhe Dortmundit, si dhe ka mundësi që ta humb edhe sfidën kundër Spezias që Lazio e luan më 5 dhjetor.

    Ndryshe, Muriqi akoma nuk ka shënuar gol me Lazion, derisa realizoi dy herë me Kosovën në ndeshjet e nëntorit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!