×
  • Sport
  • Sport

    Konfirmohet: Milot Avdyli afër transferimit te skuadra zvicerane

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 21:14

    Milot Avdyli është shumë afër transferimit tek skuadra zvicerane, Aarau.


    Anësori i Trepçës 89′, Milot Avdyli ka qenë në prova tek skuadra e Zvicrës që nga 10 janari dhe duket se ka lënë përshtypje të mira në periudhën e tij tek klubi i Aarau, raporton GazetaBlic Sport.

    18 vjeçari përveç stërvitjeve me klubin e parë të Aarau, ka luajtur edhe në dy takime miqësore, atë ndaj Baselit në humbjen (0-5) dhe në duelin ndaj Young Boys (3-2), ku edhe shkëlqeu me gol.

    Kryetari i Trepçës 89′, Abedin Zeka ka konfirmuar se janë shumë afër marrëveshjes me klubin e Aarau për transferimin e lojtarit të tyre (Milot Avdyli) në Challenge Leauge në Zvicër.

    “Po, është e vërtetë. Jemi shumë afër marrëveshjes me klubin e Aarau për transferimin e Milot Avdylit. Nesër mund të përfundojë gjithçka”, tha fillimisht kryetari i Trepçës 89′, Abedin Zeka për ‘GazetaBlic Sport’.

    “Milotit i uroj çdo të mirë, fat e suksese, pasi do të luajë në një klub me më shumë perspektiv se klubet në Superligën e Kosovës”, përfundoi Zeka.Vlen të potencohet se skuadra e Aarau aktualisht ndodhet në vendin e 5’të në Challenge League në Zvicër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!