×
  • Sport
  • Sport

    Konfirmohet mungesa e madhe e Kosovës për ndeshjen me Çekinë

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 22:33

    Tashmë dhe zyrtarisht është konfirmuar se mungesa e dytë, pas Muriqit në përballjen me Çekinë do të jetë edhe Herolind Shala.


    Sipas faqes, “Kosovan Futboll” në rrjetin social ‘Twitter’, mungesa e radhës për kombëtaren tonë, pra do të jetë pikërisht, mesfushori Shala, shkruan Reporteri.net.

    Mesfushori Shala ishte në dyshim edhe pasi u grumbulluar me Kosovën të hënën, por tashmë duket se gjithçka ka përfunduar këtu për të.

    Ndërkaq, teknikut Challandes i mbetet të mendoj një skemë më të detajuar të formacionit zyrtar për ditën e nesërme.

    Kujtojmë se takimi Çeki – Kosovë, fillon nga ora 20:45.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!