×
  • Sport
  • Sport

    Konfirmon FFK-ja: Vedat Muriqi nuk do të jetë pjesë në dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 14:18

    Në dy ndeshjet e radhës që do të mbahet mes Kosovë-Çeki dhe kur Kosova të luaj kundër Anglisë, sulmuesi Vedat Muriqi nuk do të jetë pjesë e kësaj loje.


    Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, ku përmes një njoftimi thuhet se ai ka marr disa lëndime dhe pas ekzaminimeve të bëra mjekësore ka rezultuar që paraqitja e tij të jetë e pamundshme, shkruan Reporteri.net

    Mirëpo, tutje në njoftim thuhet se për çdo ndryshim eventual në gjendjen e futbollistit do të informohet.

    Njoftimi i plotë:

    12 nëntor, 2019 – Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk do të jetë në gjendje të luajë në dy ndeshjet e radhës kundër Çekisë, më 14 nëntor në Plzen dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor në Prishtinë.

    Përkundër përpjekjeve maksimale dhe dëshirës së madhe të futbollistit për t’i ndihmuar bashkëlojtarët në këto ndeshje të rëndësishme, pas ekzaminimeve të bëra mjekësore dhe konsultimeve edhe me ekspertë të kësaj fushe në Zvicër ka rezultuar që paraqitja e tij është e pamundshme të ndodhë. Për çdo ndryshim eventual në gjendjen e futbollistit do t’iu informojmë me kohë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!