×
  • Sport
  • Sport

    Koronavirusi ia merr jetën trajnerit 21 vjeçar

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 18:00

    Një trajner 21-vjeçar është bërë viktima e radhës nga koronavirusi.


    Francisco Garcia, trajner nga Malaga është personi i pestë që ndërron jetë në vendin spanjoll.

    Ashtu si në rastet e mëparshme, Garcia kishte shkuar në spital dhe u zbulua se vuante nga pandemia.

    Autoritetet shëndetësore kanë thënë se nëse ai nuk do të vuante nga leukemia, atëherë ai do të arrinte të mbijetonte nga koronavirus.

    Garcia ishte përfshirë në futboll gjatë gjithë jetës së tij, duke luajtur për katër sezon me Atletico Portada Alta.

    Ai po stërviste edhe fëmijët e vegjël në akademitë e ekipit të Atletico Portada.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!