×
  • Sport
  • Sport

    Kosova apo Shqipëria: Cila do të duhej të kualifikohej në Evropian sipas Albin Kurtit

    Reporteri
    16 Shtator 2019 | 23:08

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur se cila prej kombëtareve shqiptare do të dëshironte të kualifikohej në Kampionatin Evropian të Futbollit.


    Kurti, në prag të zgjedhjeve që do të mbahen në tetor ka filluar të bëj tifo për Përfaqësuesen e Kosovës në Futboll.

    I pyetur në T7 se cila do të dëshironte të kualifikohej Kosova apo Shqipëria, Kurti është përgjigjur: A s’bën dyjat?

    Më herët, Albin Kurti, por edhe përfaqësues të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kanë qenë tifoz të Kosovës.

    Ata kanë mbështetur vetëm Kombëtaren shqiptare./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!