×
  • Sport
  • Sport

    Kosova kërkon medalje në Evropianin e xhudos

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 13:27

    Gjashtë garues do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet nga 16 deri më 18 prill.


    Kosova do t’i kërkojë medaljet e radhës në Kampionatin Evropian të xhudos.

    Në fakt, vendi ynë do të përfaqësohet me gjashtë garues, në garën që do të mbahet në Portugali nga 16 deri më 18 prill, shkruan Express.

    Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Flaka Loxha, Loriana Kuka, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova do të synojnë medalje dhe pikë të reja olimpike.

    Kurse, kampionia olimpike Majlinda Kelmendi nuk do të marrë pjesë në evenimentin që do të mbahet në Lisbonë.

    Në ditën e parë, pra të premten, do të garojnë Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Flaka Loxha.

    Kurse, në fundjavë Laura Fazliu do të mundohet të grumbullojë sa më shumë pikë, për t’iu afruar normës olimpike.

    Siç dihet, xhudoja është sporti më i suksesshëm i Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!