×
  • Sport
  • Sport

    Kosova nis përgatitjet për kualifikime, dy mungesa të mëdha në start

    Reporteri
    20 Tetor 2019 | 19:04

    Kombëtarja e Kosovës në futsall është grumbulluar sot për ndeshjet kualifikuese që pritet t’i ketë shumë shpejt.


    Por, grumbullimi i kombëtares tonë është bërë në një palestër aspak të mirë në dalje të Fushë Kosovës.

    Megjithatë, futbollisti i Kosovës, Vahid Krasniqi, nuk është ankuar në kushtet e kësaj mini-palestre.

    “Stërvitja ka qenë shumë e mirë dhe nuk kemi vërejtur diçka që na ka penguar synimet tona për këtë seancë stërvitore, ato që kishim në plan i realizuam për fat të mirë pa asnjë lëndim për lojtarët tanë”, tha fillimisht Krasniqi për Gazeta Olle.

    Tutje, Krasniqi ka folur për grupin në të cilën gjendet Kosova.

    “Ne jemi të vetishëm se na pret një grup shumë i fortë dhe i vështirë por ne do të mundohemi që të mobilizohemi si çdo herë dhe të luajmë me shumë duke përdorur përvojën në parket pasi që ne ndeshjen e parë na mungon bashkëlojtari apo shtylla e ekipit Ramadan Alaj i cili nuk ka të drejt loje në këtë takim për arsye të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë që i ka nga faza e grupeve në Bjellorusi, po ashtu edhe Fadil Goli do të jetë i lënduar dhe nuk do të mund të na ndihmon , por me gjithat ne do të mundohemi të japim më të mirën”, përfundoi Krasniqi.

    Kujtojmë se Kosova e nis këtë garë me 24 tetor ndaj Ukrainës për të vazhduar më pas ndaj Maqedonisë Veriore (25 tetor) dhe Sllovenisë (27 tetor).

    Të gjitha këto takime zhvillohen në Shkup pasi FF e Maqedonisë ka fituar të drejtat e organizimit të këtij evenimenti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!