×
  • Sport
  • Sport

    Kosova nuk fiton asnjë medalje në Kampionatin Evropian për të rinj në karate

    Reporteri
    11 Shkurt 2024 | 17:07

    Kombëtarja e Kosovës në karate nuk ka fituar asnjë medalje në Kampionatin Evropian për Kadet, Junior&U21, që u mbajt në Tbilisi të Gjeorgjisë.

    Federata e Karatesë e Kosovës vlerëson që karateistët patën paraqitje të shkëlqyera duke zënë dy vende të pesta dhe një vend të nëntë.

    Kjo federatë gjithashtu kërkon nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që t’ua kthejë licencën, pasi po mungon motivimi.

    “Federata e Karates e Kosovẽs mori pjesë me këtë Kampionat me shume probleme financiare duke mos u mbështetur financiarisht nga MKRS”, thuhet në njoftim.

    “Sot ne finale për medalje të bronztë 2 finalistet tona ishin te pafat duke mos mundur qe shtetit tone t’i sigurojnë medalje te bronztë në këtë kampionat Evropian ku Kosova u paraqit si e barabartë me te gjitha vendet tjera edhe pse Gjeorgjia se njeh shtetin e Kosovës”.

    “Në mungesë te mbështetjes financiare te FKK nga MKRS, mos kategorizimi i FKK, garueseve dhe trajnerëve ka rene dukshëm motivi i klubeve, trajnerëve dhe garueseve”.

    “Prandaj është momenti i fundit qe MKRS të reflektoj qe te kthej licencën e FKK-se dhe ta kategorizoj FKK-ne, garuesit dhe trajnerët qe te ruhet sporti i cili i priu dhe pavarësimit te sporteve edhe ne kohen e okipimit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!