×
  • Sport
  • Sport

    Kosova përballë një superkundërshtari, Holandës – formacionet zyrtare

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 19:42

    Kombëtarja e femrave të Kosovës sonte do të përballet me njërën prej Kombëtareve më të fuqishme në futboll, Kombëtaren e Holandës.


    Kosova e pret sonte në Fadil Vokrri, Kombëtaren e femrave të Holandës e cila nga tetë ndeshje të luajtura nuk e ka asnjë humbje.

    Megjithatë, kosovaret do të tentojnë që t’ja prishin këtë ecuri vashave të Holandës pse jo duke bërë befasi, në një ndeshje ku më shumë luhet për prestigj se sa për pikë, sepse tashmë Holanda e ka kryer punën e kualifikimit në Euro 2021.

    Në anën tjetër, Kosova ka startuar në këtë ndeshje me formacionin 5-4-1 ku si sulmuese pritet të luajë Musaj.

    Kurse Holanda luan me sistemin e saj të zakonshëm 4-3-3.

    Kosova është në vendin e 4 me 10 pikë, dy më pak se Sllovenia që është në vendin e 3 dhe 6 më pak se Rusia në vendin e dytë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!