×
  • Sport
  • Sport

    Kosova pranohet si anëtare e Rugby Europe

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 13:54

    Takimi i 103-të gjeneral i Rugby Europe ka rezultuar të jetë pozitivë për Kosovën, pasi që është pranuar si anëtare e këtij kompeticioni.

    Në programin e sotëm të këtij takimi, ndër pikat kryesore ka qenë edhe votimi i anëtarëve të rinj të Rugby Europe, ku Kosova tani ka epitetin si anëtari më i ri i institucionit më të lartë të sportit të ragbit në Evropë.

    Me këtë rast ka reaguar Federata e Ragbit të Kosovës, ku ka falënderuar të gjitha institucionet që kanë bërë të mundur realizimin e kësaj ëndrre.

    “Falënderimet tona të veçanta shkojnë për Rugby Europe, për ndihmën e vazhdueshme dhe udhëzimin tonë drejt këtij pranimi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen financiare dhe administrative, Kosovo Olympic Committee për mbështetjen në rritjen e kapaciteteve dhe lehtësimeve drejt pranimit , Kosova Judo Federation dhe Ambassade de France au Kosovo – French Embassy in Kosovo për vizat e delegacionit tonë”, shkruante në postimin e FRK-së në “Facebook”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!