×
  • Sport
  • Sport

    Kosova pret Malin e Zi të hënën, gazetari kosovar ka një kërkesë për ‘Dardanët’ që do jenë në ‘Fadil Vokrri’

    Reporteri
    12 Tetor 2019 | 22:31

    Kosova zhvillon të hënën më 14 tetor njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme të kësaj kampanje kualifikuese për “EURO 2020”, derisa në tempullin e nxehtë “Fadil Vokrri” e pret Përfaqësuesen e Malit të Zi, shkruan Gazetasheshi.com.


    Në përbërjen e malazezëve do të jetë edhe një kosovar, madje ai është edhe kapiten i tyre. Fjala është pë ish-sulmuesin e Besës nga Peja, Fatos Beqiraj, i cili të hënën do të ketë përballë bashkëvendasit e tyre.

    Gazetari i njohur kosovar, i cili njëherit komenton të gjitha ndeshjet e kombëtares “Dardane”, Florim Canolli ka dhënë një propozim interesant në lidhje me mikëpritjen që publiku kosovar duhet ti bëjë yllit pejan.

    Duke folur në emisionin për kuafikimet në “Super Sport” përveç qa i dha shanset reale Kosovës për të marrë pikët maksimale, Canolli foli edhe për Fatos Beqirajn për të cilin do të jetë një natë e veçantë.

    “Të mos harrojmë që te Mali i Zi do të luaj Fatos Beqiraj, i cili është nga Peja dhe në fillimet e karrierës ka luajtur me Besën. Do të rikthehet për të luajtur në Kosovë pas një kohe shumë të gjatë dhe besoj për të do të jetë mjaft emocionuese. Unë pres që publiku Kosovar në stadiumin “Fadil Vokrri” të shfaq kulturën e të lartë siç ka bërë deri tani duke e respektuar Fatosin pavarësisht se do të jetë kundërshtarë për 90 minuta. Fati dhe rrethanat kanë bërë që të luaj për një kombëtare tjetër, por padyshim do të mbetet gjithmonë njëri nga ne”, theksoi Canolli në transmetim.

    Kujtojmë që në sfidën e parë ndaj Malit të Zi të cilën Kosova e barazoi 1-1 në Podgoricë, Beqiraj luajti për 90 minuta kundër “Dardanëve”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!