×
  • Sport
  • Sport

    Kosnett inkurajon lojtarët e Kosovës para ndeshjes me Spanjën: Një moment krenar kur mund të luash nën hijen e flamurit të shtetit tënd që valëvitet në stadium

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 18:41

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett i ka uruar fat kombëtares së Kosovës në ndeshjen e sotme me Spanjën në Sevilla.


    Kosnett ka shkruar se është gjithmonë moment krenar kur luan nën hijen e flamurit të shtetit tënd që valvitet në stadium.

    “I dëshiroj Kosovës fat në ndeshjen e saj kundër Spanjës. Gjithmonë një moment krenar kur mund të luash nën hijen e flamurit të shtetit tënd që valëvitet në stadium”, ka shkruar Kosnett.

    Kosova luan me Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

    Për Dardanët do të jetë ndeshja e dytë në grupin B pas humbjes së parë 3:0 në shtëpi nga Suedia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!