×
  • Sport
  • Sport

    Krahasoheshin dhe e donin shumë njëri-tjetrin, Messi vajton vdekjen e Maradonës

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 19:15

    Diego Armando Maradona ka vdekur sot në moshën 60 vjeçare pas problemeve që së fundi kishte me shëndetin, sot ai pësoi një sulm në zemër


    Bota e futbollit është në zi, derisa reagimet nuk kanë të ndalur për vdekjen e Maradonës, shkruan Reporteri.net

    Tani ka ardhur edhe reagimi i Lionel Messit, i cili kishte një miqësi jashtëzakonisht të mirë me Maradonën.

    “Një ditë shumë e trishtuar për të gjithë argjentinasit dhe futbollin. Ai na la, por nuk largohet nga mendjet tona, sepse Diego është i përjetshëm.

    Unë marr të gjitha momentet e këndshme të jetuara me të dhe doja të përfitoja rastin për të dërguar ngushëllime për të gjithë familjen dhe miqtë e tij. PREHU NE PAQE,” ka shkruar Messi në Facebook. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!