×
  • Sport
  • Sport

    Kreu i FFK-së, Agim Ademi intervistohet nga Policia dhe Prokuroria

    Reporteri
    22 Mars 2023 | 13:03

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi është intervistuar nga Policia e Kosovës.

    Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar, Bajram Krasniqi zyrtar për informim në Komunën e Prishtinës, i cili tha se kreut të FFK-së i është dërguar ftesa për intervistim dje (e martë).

    “Policia e Kosovës me datë 21.03.2023, i kishte lënë ftesë zyrtare kreut të FFK-së, që sot (22.03.2023) të paraqitet në stacion policor për intervistim. Bazuar në ftesën zyrtare, i njëjti është paraqitur në stacion policor dhe është duke u intervistuar, tha Krasniqi.

    Tutje, Krasniqi shtoi se të gjitha procedurat e mëtejme do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!