×
  • Sport
  • Sport

    Kroos lë pas dëmtimin: Do të flas me Ancelottin, duhet të kap ritmin

    Reporteri
    27 Shtator 2021 | 21:11

    Toni Kroos sheh dritën në fund të tunelit. Pasi kaloi muaj të komplikuar për shkak të një problemi në fizik, të shkaktuar gjatë Euro 2020, mesfushori i Real Madrid është gati të kthehet.


    “Jam i lumtur, sepse sot kam arritur të bëj stërvitjen time të tretë me ekipin pa dhimbje, pas gjashtë apo shtatë muaj vuajtje, kështu që është një ndjenjë e mirë. Nuk kam luajtur për tre muaj, ndeshja e fundit ishte më 29 qershor, në Euro 2020, kështu që duhet të fitoj ritmin.”

    Pyetja që bëjnë të gjithë tifozët e Real Madridit është kur do të jetë në formacion 31-vjeçari.

    “Ndihem gati dhe mendoj se do të grumbullohem për ndeshjen me Sherifin e Tiraspolit. Do të flas me Ancelottin dhe, nëse preferon të presë, do ta dëgjoj dhe do të analizoj momentin”.

    “Kanë kaluar pothuajse tetë javë tashmë. Për pesë apo gjashtë muajt e fundit e kam ditur gjithmonë se do të vinte momenti ku duhej të ndalesha për t’u shëruar. Fillova të ndiej dhimbje në mars, e dija që ishte diçka në rrëzë të kofshës. E kuptova se nëse do të vazhdoja të luaja, do të kisha arritur në pikën që nuk do të mund ta duroja më, por ishte shumë e vështirë të ndalesh sepse duhej të luaja çerekfinalet dhe gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, pastaj Europianin … Pastaj shkova me pushime, për të parë nëse në ato tri javë do të përmirësohesha. Kur u ktheva në stërvitje në Madrid, u përpoqa dhe kuptova nuk isha përmirësuar. Më duhej të ndaloja. Është një dëmtim i vështirë për t’u shëruar nëse nuk ndërhyhet. Ne kemi punuar shumë në palestër, shumë terapi.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!