×
  • Sport
  • Sport

    Kryetari i ri i KOK-ut flet për marrëdhëniet me Besim Hasanin: Të mira, por është koha për ndryshime

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 19:30
    Ismet Krasniqi, kryetar i ri i KOK dhe Besim Hasani, ish-kryetar i KOK

    Javën e kaluar Ismet Krasniqi u zgjodh kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës duke e mposhtur Besim Hasanin, që udhëhoqi këtë institucion për 21 vite me radhë dhe Linda Shalën. Në këtë garë, Krasniqi mori gjysmën e votave (53) nga gjithsej 105 delegatë të Asamblesë Zgjedhore të KOK-ut.


    Në një intervistë për Gazetën Online ‘Reporteri.net’, Krasniqi ka folur për shumë tema përfshirë zgjedhjet e fundit në KOK e marrëdhëniet me Hasanin, ish-kryetarin e këtij institucioni të rëndësishëm të sportit kosovar.

    I pyetur nëse Hasani do të jetë pjesë e KOK-ut gjatë udhëheqjes së tij, Krasniqi ka thënë se është koha për ndryshime.

    “Unë çdo herë kam pasur marrëdhënie të mira me ish-kryetarin Hasani, prandaj e vlerësoj punën e tij që ka bërë me KOK-un, por e kam thënë edhe më herët se ka qenë koha e duhur të bëhen ndryshime”, tha Krasniqi për Reporteri.net, një ditë para se ta marrë zyrtarisht detyrën e të parit të Komitetit Olimpik të Kosovës.

    INTERVISTË | Një ditë para se ta marrë zyrtarisht postin, flet kryetari i ri i KOK-ut: Koha për ndryshime, fitorja ime është e të gjithë sportistëve

    Tutje, Krasniqi foli edhe për atë se çfarë do të thotë fitorja e tij për KOK-un, institucion që në krye kishte për një çerek shekulli Hasanin.

    Ai ka thënë se fitorja e tij është e të gjithë sportistëve.

    “Kemi pasur mbështetjen e madhe edhe të federatave sportive, të cilat e kanë përkrahur planprogramin tim për ta drejtuar KOK-un. Tani e tuje, mua më mbetet t’ua shpaguaj besimin e dhënë dhe unë do të jem president i barabartë jo vetëm i atyre që më kanë votuar, por i të gjitha federatave sportive në Kosovë’, ka thënë Krasniqi.

    Në intervistën për Gazetën Online ‘Reporteri.net’, Krasniqi ka treguar se shpejtë do të funskionalizohen edhe Komisionet e KOK-ut me përbërje të re. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!